DREJTORI EKZEKUTIV I QKSS, FLORIAN QEHAJA KA PREZANTUAR NË DY NGJARJE TË VEÇANTA TE ORGANIZUARA NGA DCAF

12/12/2012

DREJTORI EKZEKUTIV I QKSS, FLORIAN QEHAJA KA PREZANTUAR NË DY NGJARJE TË VEÇANTA TE ORGANIZUARA NGA DCAF

- Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF) organizoi një vizitë studimore katër-ditore në Akademinë e Mbrojtjes Kombëtare Austriake (LVAk) mbi "Qeverisjen dhe Mbikëqyrjen e Sektorit të Sigurisë - Shkëmbimi në mësimet e nxjerra për Mbikëqyrjen Parlamentare" për anëtarët dhe stafin e komisioneve të përzgjedhura të Kuvendit të Kosovës, saktësisht për Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Vizita studimore u mbajt me 10-14 dhjetor 2012. Qehaja bëri dy prezantime mbi mbikëqyrjen parlamentare të sektorit të sigurisë në Kosovë - Pamje nga perspektiva jo-qeveritare. Fokusi i prezantimit ishte në mjetet e mbikëqyrjes, si dhe monitorimin e zbatimit të legjislacionit dhe strategjive në sektorin e sigurisë.

- DCAF organizoi edhe një tjetër konferencë rajonale në Lubjanë me 5-6 dhjetor 2012 me titull "Duke sjellur se basku mbikëqyrësit e zëshëm: Vlerësimi dhe rritja e mbikëqyrjes se shërbimeve të inteligjencës në Ballkanin Perëndimor." Kjo konferencë shënoi përfundimin e një projekti dy vjeçar te DCAF-it, si dhe një lancim i një Toolkit dhe një serie te studimeve të rasteve nga Ballkani Perëndimor. Ne këtë studim, Qehaja mbuloi dhe shkroi kapitullin në rastin e Kosovës. Qehaja prezantoi në panelin mbi rolin e shoqërisë civile në agjencitë e inteligjencës në Ballkanin Perëndimor.