THINK AND LINK – REGIONAL POLICY PROGRAMME

14/12/2012

THINK AND LINK – REGIONAL POLICY PROGRAMME

Hulumtuesit e QKSS, Mentor VRAJOLLI dhe Sofije KRYEZIU kanë marrë pjesë në seminarin e parë për ndërtimin e kapaciteteve të titulluar "Think and Link – Regional Policy Programme", i cili u zhvillua nga 3 deri në 5 maj 2012, në Budvë, Mali i Zi. QKSS është njëra nga 12 institute rajonale të përzgjedhura për të marrë pjesë në këtë program. Seminari është pjesë e Think and Link - Regional Policy Programme, i dizajnuar për të nxitur debate të ndryshme në lidhje me sfidat, kostot dhe mundësitë e shteteve anëtare të BE-së në ndërtimin dhe zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur dhe promovuar politikëbërjen inkluzive dhe të bazuar në gjetjet faktike.

Think and Link - Regional Policy Programme është një program i Fondit Evropian për Ballkanin, që vazhdon për 4 vjet ku më shumë se 30 organizata nga rajoni i Ballkanit Perëndimor kanë marrë pjesë në këtë program. Think and Link është program i hartimit të politikave me karakter rajonal i cili zhvillohet nën patronatin e Fondit Evropian për Ballkanin qëllimi i të cilit është nxitja e debatit për sfidat, kostot dhe mundësitë e ndërtimit të një shteti të mirëfilltë anëtar të BE-së. Programi i drejtohet instituteve në zhvillim, OJQ-ve të specializuara në formulim të politikave, instituteve të pavarura të hartimit të politikave, si dhe grupeve përkatëse hulumtuese të politikave nga Ballkani Perëndimor, aktiviteti i të cilëve është i fokusuar në çështjet politike dhe sociale dhe interesi i të cilave është procesi i integrimit në BE.

Ky program ka për qëllim nxitjen e politikëbërjes në Ballkanin Perendimor duke u bazuar në gjetjet faktike të mbledhura gjatë implementimit të projekteve hulumtuese përkatëse duke marrë për bazë kriteret e Kopenhagës, të ngërthyera në ngritjen e kapaciteteve rajonale dhe rrjetëzimin në kuadër të cikleve të këtij programi.

Për më shumë informata në lidhje me seminarin e parë ju lutem klikoni në linkun e mëposhtëm: Think&Link 2012 - The Research Phase Starts.