ZGJERIMI I BASHKIMIT EVROPIAN

24/11/2016

ZGJERIMI I BASHKIMIT EVROPIAN

Hulumtuesja e QKSS, Donika Emini është ftuar që të mbajë një ligjëratë mbi procesin e integrimeve evropiane në kuadër të punës së Akademisë së të rinjve të Evropës EYSA 2016. Kjo akademi organizon trajnim unik dhe ndërdisiplinor për shkëmbimin e njohurive, të dizajnuara në atë formë që të ofrojë informacione për një grup entuziastësh të rinj, mbi Bashkimin Evropian. Ky program trajnimi katër ditor do të fokusohet në pesë fusha: Histori Evropiane, institucionet dhe politikat, identiteti evropian, kultura dhe demokracia si dhe sfidat e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Prezantimi i Donikës fokusohet në procesin e zgjerimit të BE-së, duke filluar me raundet e zgjerimit të BE-së, kritereve kryesore për anëtarësim dhe kushtëzimet.

Për më tepër, prezantimi i saj do të fokusohet në fazat / nivelet e integrimit në BE me fokus të veçantë në Ballkanin Perëndimor dhe kushteve shtesë për anëtarësim, të përcaktuara në të ashtuquajturën "Procesin e Stabilizim Asociimit ", e kryesisht në lidhje me bashkëpunimin rajonal dhe fqinjësisë së mire.

Kjo akademi është organizuar nga Qendra Evropiane për Studime dhe Hulumtime dhe Fondacioni Konrad Adenauer në Kosovë.