23/11/2016
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) të martën më 22Nëntor 2016, ka organizuar dy debate me nxënës të shkollave të mesme në Prizren. Qëllimi i këtyre debateve ka qenë informimi dhe diskutimi mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë.
QKSS të martën ka biseduar me afro 100 nxënës të shkollave të mesme ekonomike “Ymer Prizreni” si dhe shkollës së mesme teknike “11 marsi” në Prizren, rreth ekstremizmit të dhunshëm në përgjithësi si dhe format dhe rreziqet e ballafaqimit të qytetarëve me këtë fenomen. Përveç kësaj është diskutuar edhe për rolin e tolerancës, diversitetit dhe respektimit të drejtave të njeriut si dhe edukimit. QKSS ka pyetur nxënësit rreth pikëpamjeve të tyre për ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, se si ata e shohin këtë fenomen dhe cili mendojnë se është roli i komunitetit ku jetojnë.
Është vërejtur se të rinjtë në Prizren kanë nevojën për më tepër për aktivitete edukative dhe kulturore.
Këto aktivitete janë organizuar në kuadër të programit të QKSS për parandalimin e ektremizmit të dhunshëm më saktësisht projektit të mbështëtur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, projekt ky që ka për qëllim kryesor të përfshijë qytetarët e 11 komunave të Kosovës në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.