VIZITË STUDIMORE NË TRANSPARENCY INTERNATIONAL – PROGRAMI PËR MBROJTJE DHE SIGURI NË LONDËR

21/04/2016

VIZITË STUDIMORE NË TRANSPARENCY INTERNATIONAL – PROGRAMI PËR MBROJTJE DHE SIGURI NË LONDËR

Stafi hulumtues dhe mbështetës i QKSS-së të angazhuar në projektin e titulluar: Monitorimi dhe Vlerësimi i Integritetit në Institucionet e Sigurisë në Kosovë po merr pjesë në vizitën studimore dhe punëtorinë dy ditore të organizuar nga Transparency International – Programi për Mbrojtje dhe Siguri në Londër. Ky projekt financohet nga projekti për Promovim të Shoqërisë Demokratike (DSP) i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Qëllimi i projekt “Monitorimi dhe vlerësimi i integritetit në institucionet e sigurisë të Kosovës” është të kontribuojë në ngritjen e besueshmërisë në institucionet kosovare të sigurisë në vend, përmes luftimit të korrupsionit, parandalimit e mashtrimit dhe promovimit të parimeve të integritetit institucional në Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pjesëmarrës në këtë vizitë studimore janë: Donika Emini (Koordinatore), Plator Avdiu dhe Skender Perteshi (Hulumtes) si dhe Tringa Naka (Zyrtare për komunikim).

Ky udhëtim studimor është planifikuar për këtë projekt, në të cilat stafi i QKSS do të zgjerojë njohuritë në fushën e integritetit duke marrë njohuri dhe përvoja nga TI Defence Londër. Për më tepër kjo vizitë organizohet me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe përpilimit të metodologjisë së Barometrit Special për Integritet në fushën e Sigurisë me audiencë të specializuar.Për të zyrtarizuar bashkëpunimin, QKSS ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me TI Defence në Shkurt 2016.