PREZANTIMI I DREJTORIT TË QKSS NË START, MARYLAND, SHBA

18/04/2016

Drejtori ekzekutiv i QKSS, Dr Florian Qehaja, të martën, më 19 Prill 2016 do të mbajë një prezantim mbi “Parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në kontekstin e Ballkanit Perëndimor”, në zyrat qendrore të START, Maryland, ShBA

Departamenti i Qendrës së Ekselencës Sigurisë Kombëtare me seli në Universitetin e Maryland, START (Konsorciumi Kombëtar për Studimin e Terrorizmit dhe Përgjigje ndaj Terrorizmit, i njohur ndryshe si START) mbështet përpjekjet kërkimore të shkencëtarëve kryesor social në më shumë se 50 institucione akademike dhe hulumtuese, ku secili prej tyre zhvillon hulumtime në fushën e terrorizmit.

Prezantimi i Z. Qehajës, do të fokusohet më shumë në ndryshimin doktrinar në luftën kundër terrorizmit nga siguria e madhe në masat e buta (parandaluese) të cilat e kanë zënë Ballkanin Perëndimor të papërgatitur. Ekziston një  lloj mirëkuptimi i përbashkët në mes të komunitetit akademik dhe atij politik që masat parandaluese dhe iniciativat e shtyra nga niveli lokal  janë parakushte për të minimizuar  ekstremizmin e dhunshëm. Ballkani Perëndimor, në Evropë gjeografikisht gjendet në një pozitë mjaftë të mirë strategjike kështu që mund të ndikohet drejtpërdrejt nga grupet terroriste. Brishtësia e shtetit, gjendja e dobët ekonomike dhe perspektiva e pasigurt evropiane janë përdorur në mënyrë të përkryer nga rekrutuesit të cilët kanë lidhje të forta me Daesh ose Jaber al Nusra.

Prezantimi gjithashtu do të ofrojë rezultatet e përpjekjeve shoqërore dhe shtetërore në parandalimin e  ekstremizmit të dhunshëm në Ballkanin Perëndimor, si dhe do të paraqesë shifrat e fundit të luftëtarëve të huaj dhe zhvillimet drejt de-radikalizmit dhe mos-përfshirjes.