27/04/2016
Hulumtuesi i QKSS-së. Skender Perteshi po merr pjesë konferencën ndërkombëtare dy-ditore me temën: "Gjuha e urrejtjes në mediat digjitale dhe sociale, si dhe ndikimi i tyre në përhapjen e ekstremizmit të dhunshëm".
Në këtë takim, Perteshi ka prezentuar rreth praktikave të Kosovës në luftimin dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë, si dhe, ka prezentuar aktivitetet dhe raportin e QKSS-së rreth shkaqeve dhe pasojave të përfshirjes së qytetarëve në luftërat e huaja. Ky aktivitet është organizuar nga Instituti Jordanez i Mediave në bashkëpunim me Institutin Gazetaresk të Norvegjisë. QKSS është e vetmja organizatë nga Ballkani Perëndimor pjesëmarrëse në këtë konferencë në Amman, Jordani.