VIZITË HULUMTUESE NË INTERNATIONAL CENTRE FOR COUNTER TERRORISM (ICCT) PJESË E CLINGENDAEL INSTITUTE BË HAGË

11/02/2020

Hulumtuesja e QKSS-së, Teuta Avdimetaj, për një periudhë dy-javore është pjesë e International Centre for Counter Terrorism -The Hague që funksionon në kuadër të Institutit Clingendael me bazë në Hagë, Holandë. Instituti Clingendael është një think tank lidere në Evropë e angazhuar në hulumtimin dhe analizën e çështjeve strategjike ndërkombëtare si dhe një nga qendrat më të mëdha ndërkombëtare në botë për trajnime në fushën e diplomacisë.

Gjatë kësaj periudhe, Teuta së bashku me Julie Coleman, Menaxhere e Lartë e Programeve në ICCT-Hagë, janë duke hulumtuar qasjet shtetërore ndaj të kthyerve nga zonat e konfliktit nga Siria dhe Iraku, me fokus në rastin e Kosovës dhe Hollandës.

Ky aktivitet mbështetet nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Evropën (OSIFE) dhe organizohet në kuadër të projektit të QKSS-së që synon binjakëzimin, rrjetëzimin, dhe ndërtimin e kapaciteteve në mes të QKSS dhe think tank-eve në vendet anëtare të BE-së.