PUBLIKIMI I GJETJEVE PRELIMINARE TË RAPORTIT: DEKONSTRUKTIMI I NDIKIMIT RUS NË KOSOVË

7/02/2020

PUBLIKIMI I GJETJEVE PRELIMINARE TË RAPORTIT: DEKONSTRUKTIMI I NDIKIMIT RUS NË KOSOVË

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka mbajtur sot tryezë diskutimi ku janë publikuar gjetjet preliminare të raportit “Dekonstruktimi i ndikimit rus në Kosovë”.

Përmes këtij raporti, Autori Z. Elis Vllasi synon të ekzaminojmë objektivat e Rusisë në ndërmarrjen e operacioneve me ndikim në Kosovë, aktorët ku Rusia mbështetet për të zgjeruar ndikimin e saj, dhe rrugët nëpër të cilat përhapen propagandat, dezinformatat dhe manipulimet ruse.

Në këtë studim i cili do të publikohet i plotë në muajin Mars 2020, do të adresohen pyetjet si: A kërkon Rusia të ndihmojë aleatin e saj serb për të fituar një terren në zonat me shumicë serbe? A përpiqet të prishë investimet politike, ushtarake dhe ekonomike të SHBA-së dhe BE-së në Kosovë? Apo, po promovon një model politik alternativ për liberalizmin perëndimor? Në çfarë mënyrash Rusia përdor serbët lokalë, anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë ose shqiptarët lokalë për të kryer punën e saj? Cilët janë mekanizmat përmes të cilëve Rusia përhap ndikimin e saj? Përmes intervistave, analizave dhe një fokus grupi me ekspertë vendorë, zyrtarë të qeverisë së Kosovë dhe diplomatë/zyrtarë ushtarakë ndërkombëtarë me qendër në Kosovë, ne kërkojmë të zbërthejmë ndikimin rus në Kosovë. Qëllimi përfundimtar i raportit është që të ndërtoje qëndrueshmëri në popullsinë lokale kundër propagandës, dezinformimit dhe manipulimit të opionit publik nga ndikimi rus.

Ky aktivitet u organizuat në kuadër të projektit “Zbërthimi i ndikimit rus në Kosovë” i mbështetur nga një Fulbright Fellowship. Programi i Specializuar Fulbright është një mundësi unike për akademikët e SHBA-së duke i përfshirë profesionistët në shkëmbime dy – gjashtë javore, shkëmbime të bazuara në projekte nga institucionet pritëse në të gjithë globin. Program i Departamentit të Shteteve të Bashkuara Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Prishtinë, Kosovë dhe World Learning.  Gjetjet të cilat do të prezantohen në këtë tryezë janë të Autorit dhe nuk paraqesin në asnjë mënyre pikëpamjet e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë Departamentit të Shteteve të Bashkuara Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Prishtinë, Kosovë apo ato të World Learning.