Ndërtimi i qëndrushmërisë: Komunitetet kundër ekstremizmit të dhunshëm në Komunën e Gjilanit

12/02/2020

Ndërtimi i qëndrushmërisë: Komunitetet kundër ekstremizmit të dhunshëm në Komunën e Gjilanit

QKSS vazhdon me zhvillimin e platformës “Forumi i Gruas për Siguri” me një konferencë të mbajtur sot në Komunën e Gjilanit. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Konferenca vazhdoi me diskutim në panel me temën: Roli i gruas në ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme karshi konfliktit, dhunës dhe ekstremizmit të dhunshëm, ku të ftuar ishin:

Përfaqësues nga Policia e Kosovës, përfaqësues nga Komuna e Gjilanit, përfaqësues nga institucionet e sundimit të ligjit në Gjilan, gratë lidere në Gjilan, organizatat jo-qeveritare, prezenca civile në Gjilan, përfaqësues të mediave dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit

Ky mekanizëm ka për qëllim fuqizimin e grave dhe avancimin e të drejtave të tyre në sektorin e sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë dhe avokimin për adresimin e shqetësimeve dhe pakënaqësive të tyre në sektorin e sigurisë. Për më tepër, përmes këtij forumi, synohet fuqizimi i rolit të gruas si lidere të komunitetit, nxitja e bashkëpunimit dhe promovimi i rëndësisë së rolit aktiv të gruas në parandalimin e konfliktit, dhunës dhe ekstremizmit të dhunshëm, pa dallim ideologjie apo etnie. Ky aktivitet dhe Forumi i Gruas për Siguri në përgjithësi, do t'i jap rëndësi të veçantë sigurisë së grave në Kosovë edhe (mos) veprimit të institucioneve për të adresuar sfidat e tyre të sigurisë.

Ky aktivitet do të vazhdojë të implementohet në 8 Komuna të Kosovës dhe mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.