29/10/2019
Hulumtuesi i QKSS-së, Skender Perteshi për një periudhë dy-javore do të jetë pjesë e Berghof Foundation në kuadër të projektit "Ndërtimi i urave: Evropianizimi përnes rritjes së bashkëpunimit në mes të QKSS dhe think-tankeve në BE". Gjatë kësaj periudhe, Skenderi do të angazhohet në Hulumtimin me temë: Përtej remitancave- Si t'a përfshijmë diasporën në shtetndërtimin e Kosovës.
Ky aktivitet mbështet nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur për Europën (OSIFE) dhe ka për qëllim binjakëzimin, rrjetëzimin dhe ngritjen e kapaciteteve ndërmjet QKSS dhe think-tankeve në shtetet anëtare të BE.