26/02/2014
Maja Bjelos dhe Bojan Elek, Hulumtuesit pranë Qendrës se Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), do të qëndrojnë në QKSS për një periudhë kohore prej dy javësh duke filluar nga 24 shkurt - 7 mars 2014 si pjesë Programit Profesional për Shkëmbim të Punës dhe Përvojës.
Ky Program është një seri e shkëmbimeve të punës, eksperiencës, dhe politikave ndër-kufitare të profesionistëve në mesin e karrierës nga një target grup i instituteve, OJQ dhe universiteteve në Kosovë dhe në Serbi me qëllim të rritjes së burimeve njerëzore dhe njohurive të produkteve të organizatave pritëse në fusha të ndryshme. Projekti udhëhiqet nga Balkan Trust for Democracy (BTD) dhe donatori kryesor është Foreign and Commonwealth Office.\
Maja Bjelos është e angazhuar në BCSP si hulumtuese që nga viti 2009. Ajo është diplomuar në Studime Ndërkombëtare në Fakultetin e Shkencave Politike, Universiteti në Beograd, ku edhe ka përfunduar programin Master në Sigurinë Ndërkombëtare. Maja ka specializuar në çështje gjinore dhe reformën e sektorit të sigurisë në Serbi, duke publikuar raporte te ndryshme të tilla si politikës e sigurisë në Serbi, Siguria Evropiane dhe sektori i sigurisë në Serbi, si dhe përfaqësimi i pakicave kombëtare në reformën e sektorit të sigurisë në Serbi. Gjithashtu, Maja është bashkë – redaktore ne gazetën Aspektet Gjinore dhe Siguria.
Bojan Elek është angazhuar në BCSP si hulumtues që nga viti 2013. Ai u diplomua në Fakultetin e Shkencave Politike, Universiteti i Beogradit, dhe përfundoi studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest. Bojan është i angazhuar në aktivitetet e koalicionit "prEUnup" (monitorimin e zbatimit të politikave që kanë të bëjnë me kapitujt 23 dhe 24 të acquis Evropian), si dhe në projekte në fushën e bashkëpunimit rajonal të sigurisë. Gjatë studimeve të tij, ai kaloi një vit në trajnim profesional në Universitetin George Mason në SHBA, si një studiues i Institutit të Shoqërisë së Hapur. Interesat e tij kërkimore janë zgjerimi i BE-se, konflikti etnik, ndërtimi i paqes dhe shoqëritë pas konfliktit .
Gjatë qëndrimit të tyre ne QKSS, të dy Hulumtuesit do të angazhohet për hartimin e një Raporti mbi Politikat e Marrëveshjes së Brukselit në praktikë: Integrimi i Strukturave Serbe të Sigurisë në Policinë e Kosovës. Ata do të zhvillojnë hulumtim në zyrë si dhe një numër të madh intervistash të ndryshme me faktorët relevantë në Kosovë. Analiza do të fokusohet kryesisht në analizën e dispozitave të marrëveshjes, duke adresuar procesin zgjedhor dhe zbatimin e këtij procesi aktual në terren, si dhe aspektet e bashkëpunimit ndër-etnik.