FTESE PËR DISKUTIM

3/03/2014

FTESE PËR DISKUTIM

Departamenti i Shkencave Politike i Universitetit të Prishtinës në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) do të organizojë një panel diskutimi me titull "Kompleksi i Sigurisë Rajonale: Perspektiva e Serbisë". Paneli do të mbahet më 7 mars 2014 duke filluar nga ora 11:00. Paneli ka për qëllim të shtjellojë disa nga çështjet e sigurisë rajonale në kohen kur përpjekjet shoqërore dhe politike për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon janë të mëdha. Ky diskutim është projektuar për të ofruar pikëpamje alternative për mënyrën se si dinamikat rajonale të sigurisë perceptohen në Serb. Temat që do të mbudhen nga panelistët janë:

- Dinamikat e sigurisë në rajon

- Qëllimet e politikave të jashtme të Serbisë

- Neutraliteti ushtarak i Serbisë

Panelistët:

Znj. Maja Bjelos, Hulumtuese pranë Qendrës së Beogradit për Politika të Sigurisë

Z. Bojan Elek, Hulumtues pranë Qendrës së Beogradit për Politika të Sigurisë

Paneli do të moderohet  nga Florian Qehaja , drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).

Ky panel është organizuar si pjesë e programit ‘Shkëmbimi profesional i hulumtuesve’, i cili sjell së bashku një seri shkëmbimesh të punës dhe politikave ndër- kufitare të profesionistëve nga një grup analistësh, OJQ-ve, dhe universiteteve në Kosovë dhe në Serbi me qëllim të rritjes së burimeve njerëzore dhe njohurive mbi punën në fusha të ndryshme. Projekti udhëhiqet nga Balkan Trust for Democracy (BTD) dhe donatori kryesor është Foreign and Commonwealth Office.

Prezantimi do të jetë në gjuhën angleze.