KONFERENCË: LLOGARIDHËNIE APO JO? MENAXHIMI I PARASË PUBLIKE NË SEKTORIN E SIGURISË NË KOSOVË

25/02/2014

KONFERENCË: LLOGARIDHËNIE APO JO? MENAXHIMI I PARASË PUBLIKE NË SEKTORIN E SIGURISË NË KOSOVË

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën me temën “Llogaridhënie apo jo? Menaxhimi i parasë publike në Sektorin e Sigurisë në Kosovë” më datën 26 Shkurt 2014 nw Hotel SIRIUS duke filluar nga ora 10:00 deri 12:00. Në këtë konferencë do të prezantohen gjetjet e raportit hulumtues me temën “Llogaridhënie apo jo? Menaxhimi i parasë publike në Sektorin e Sigurisë në Kosovë”, në të cilin janë të përfshirë Ministria e Punëve të Brendshme, Forca e Sigurisë së Kosovës, dhe Policia e Kosovës. Në këtë konferencë do të diskutohen këto çështje:

Menaxhimi i financave publike në Sektorin e Sigurisë në Kosovë

Menaxhimi i Prokurimit Publik

Roli i Auditimit të Brendshëm dhe të Jashtëm si dhe

Mbikëqyrja Parlamentare e Institucioneve të Sigurisë në Kosovë

Në konferencë do të ketë panelistë nga institucionet kyçë të sigurisë në Kosovë siq janë: Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës si dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Kjo konferencë synon të shërbejë si mundësi për diskutime rreth mënyrës së shpenzimit të fondeve publike nga institucionet e sigurisë në Kosovë, si dhe të ofroj rekomandime më qëllim të ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies financiare. Në këtë konferencë pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të institucioneve sigurisë në Kosovë,  përfaqësues të prezencës civile dhe ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, ekspertë të pavarur, përfaqësues të shoqërisë civile  dhe mediat. Të gjeturat e këtij diskutimi do të përdoren si burime për hulumtime të ardhshme të partnereve relevant në fushën e menaxhimit të financave publike të sektorit të sigurisë.

Ky projekt është mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur