TRYEZË E RRUMBULLAKËT

12/07/2011

TRYEZË E RRUMBULLAKËT

QKSS në partneritet me DCAF Geneva, organizuan tryezën e rrumbullakët me temën “Rregullimi dhe praktikat ndërkombëtare për masat e gjendjes së jashtëzakonshme – mësimet për Kosovën”.

Pjesëmarrësit në këtë tryezë kanë pasur rastin të mësojnë për praktikat dhe rregullimet e kësaj fushe në nivel Evropian, të prezantuara nga ekspertja e DCAF – Anna Khakee me temën “Sigurimi i Demokracisë? Analizë Krahasimore e Kompetencave Emergjente në Evropë”.  Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga institucione të ndryshme të sektorit të sigurisë, siç janë: Këshilli për Siguri i Kosovës, Policia e Kosovës, Agjencioni për Inteligjencë, kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë, z. Ahmet Isufi, nën-kryetari i Komisionit për Legjislacion, z. Behar Selimi, Ombudspersoni i Kosovës, përfaqësues nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe përfaqësues nga Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave.

QKSS angazhohet që edhe në të ardhmen të organizojë takime të ngjashme me qëllim të ofrimit të kontributit të saj në bashkëpunim me parterët (si DCAF, etj.). Andaj stafi i QKSS falënderon si akteret institucional ashtu edhe partnerët dhe në veçanti DCAF për bashkëpunim në këto aktivitete.

Tryeza është mbajtur nën parimin e Chatham House.