RREGULLIMI NDËRKOMBËTAR LIGJOR, KONTROLLI DHE MBIKQYRJA E PËRDORIMIT TË METODAVE PËRGJUESE TË TELEKOMUNIKACIONIT – MËSIMET PËR KOSOVËN

23/11/2011

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me Qendren e Gjeneves për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF) kanë organizuar tryezën e rrumbullakët me temën “Rregullimi ndërkombëtar ligjor, kontrolli dhe mbikqyrja e përdorimit të metodave përgjuese të telekomunikacionit – mësimet për Kosovën”. Në ketë tryezë moren pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore nga: Kuvendi, Qeveria, Kryeministria, Dogana, Policia e Kosovës, si dhe përfaqësues nga EULEX e OSBE. Në takim ishin të ftuar edhe ekspertët e kësaj fushe nga Anglia, Sllovenia dhe Kroacia për të ndarë praktikat dhe përvojat e tyre akademike dhe shtetërore me përfaqësuesit institucional të Kosovës duke pasur parasysh që procesi i hartimit të ligjit në këtë fushë sapo ka filluar dhe përvojat e jashtme janë më së të domosdoshme. Në kuadër të inputeve vendore në këtë takim u prezantua raporti më i fundit i QKSS ”Përgjimi Ligjor i Telekomunikimeve në Kosovë: Implikimet për Sigurinë “.

QKSS angazhohet që edhe në të ardhmen të organizojë takime të ngjashme me qëllim të ofrimit të kontributit të saj në bashkëpunim me parterët (si DCAF, etj.). Andaj stafi i QKSS falënderon si akteret institucional ashtu edhe partnerët dhe në veçanti DCAF për bashkëpunim në këto aktivitete.

Tryeza është mbajtur nën parimin e Chatham House.