Tryezë diskutimi për raportin studimor mbi fenomenin e migracionit të parregullt gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 në Shqipëri dhe Kosovë

4/05/2023

Tryezë diskutimi për raportin studimor mbi fenomenin e migracionit të parregullt gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 në Shqipëri dhe Kosovë

QKSS në bashkëpunim me shoqatën “Albanian Initiative for Development” (AID) prezantuan në tryezë diskutimi, gjetjet e për raportin studimor mbi fenomenin e migracionit të parregullt gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 në Shqipëri dhe Kosovë.

Në tryezë u diskutua për gjendjen e migrimit të parregullt në Shqipëri dhe Kosovë gjatë viteve të pandemisë, punën e insitucioneve për trajtimin e rasteve të migrimit në kohë pandemie si dhe sfidat, nevojat që kanë këto insitucione.

Në diskutim morën pjesë pjesëmarrës të fushës së akademisë, aktivistë dhe punonjës të institucioneve. Këta të fundit u zotuan se do të punojnë drejt inkuadrimit të rekomandimeve të dala nga raporti në punën e tyre me raste të migrimit të parregullt.

Të gjithë u dakorduan se ngritja e bashkëpunimit në nivel rajonal do të ndihmonte në ngrijten e cilësisë së punës në trajtim të migrimit të parregullt. Në vazhdim u shkëmbyen praktika të mira të shtetve qe mund të merren parasysh nga institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës.

Raporti do të publikohet së shpejti në webfaqen e QKSS-së.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile dhe Medias në kuadër të “Rritja e angazhimit të OSHC-ve në menaxhimin e emigracionit të ndjeshëm ndaj mbrojtjes”. Projekti zbatohet nga Grupa 484, Shoqata “Albanian Initiative for Development” dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).