Në Lipjan, Forumi i Komunitetit për Interes Publik diskuton fushat potenciale të bashkëpunimit ndëretnik

5/05/2023

Në Lipjan, Forumi i Komunitetit për Interes Publik diskuton fushat potenciale të bashkëpunimit ndëretnik

Lipjan, 5 maj 2023: Në Lipjan u zhvillua takimi i dytë i Forumit të Komunitetit për Interes Publik, një platformë joformale që bashkon anëtarët e komuniteteve shumicë dhe joshumicë për të diskutuar bashkëpunimin, dhe e themeluar në kuadër të projektit për të nxitur marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndëretnik (FIERC) të zbatuar nga QKSS dhe NSI dhe financuar nga qeveria gjermane.

Takimi u drejtua nga Lulzim Qerimi, nënkryetar i Komunës për komunitete, njoftoi anëtarët pjesëmarrës në mbledhje se Kryetari i Komunës Imri Ahmeti më 22.03.2023 ka nxjerrë vendimin për themelimin e Forumit të Komunitetit për Interes Publik. Po ashtu në këtë takim pjesëmarrësit u njohën me z. Qëndrim Gashi, mentor i Forumit për Komunën e Lipjanit.  

Takimi është fokusuar në diskutimin e projekteve për bashkëpunim ndëretnik, dhe disa prej ideve të prezantuara përfshijnë: Ndriçim publik në hyrjen e fshatit Grackë, Përmirësimi i disa rrugicave të fshatit Janjevë, Ndriçim publik në Lagjen e re – Lipjan, rruga për Suhadoll, Trotuar në brendësi të fshatit Hallaq i vogël ku banojnë komunitete të ndryshme, Organizimi i takimeve me gra të të gjitha komuniteteve në gjuhët që ato kuptojnë rreth regjistrimit të pronës dhe pronësisë në përgjithësi, si dhe të ndihmohet shkolla serbe Braqe Arsic - renovim dhe fotokopje. Konsultimet do të vazhdojnë ndërmjet anëtarëve të komuniteteve, ndërsa projekti FIERC do të mbështesë në ditët në vijim zbatimin e një projekti komunitar në vlerë prej 500 euro.