11/09/2015
Qendra Kosovare për Studime të Sigursë (QKSS) ka organizuar fokus grupin e parë në kuadër të projektit të titutlluar “Trajtimi i OShC-ve në kuadër të Ligjit të Punës dhe programeve të punësimit në Kosovë”. Ky projekt është Ii mbështetur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN)
Fokus Grupi mblodhi përfaqësues nga Organizatat e Shoqërisë Civile, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Juristë ka patur për qëllim diskutimin e pikave në vijim:
• Diskutim rreth kornizës ekzistuese ligjore, rritjen e ndërgjegjësimit mbi nevojën për ndryshim të ligjit aktual;
• Diskutim rreth procesit të implementimit të kornizës ekzistuese ligjore në Kosovë, dhe kushtet e punës në OShC, trajtimi, ankesat dhe sfidat e punës në këtë sektor.
Rekomandimet e dalura nga ky frup punues do t’ i kontribuojë drejtpërdrejtë analizës së ambientit të favorshëm për zhvillim të shoqërisë civile në Kosovë, dhe do të përdoren në përpilimin e analizës që pritet të përpilohet nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.