Trajnimi me KKSB-të për Planifikim Strategjik

18/10/2021

Trajnimi me KKSB-të për Planifikim Strategjik

Në kuadër të projektit "Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm" e përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovës përmes fondit MATRA, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka organizuar serinë e fundit të trajnimeve për anëtarët e Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi (KKSB) nga Komuna e Podujevës, Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Mitrovicës.

Fokusi kryesor i këtij trajnimi ishte planifikimi strategjik në nivelin lokal dhe zhvillimi i planeve të veprimit me fokus në çështjet e sigurisë dhe marrëdheniet me akterët tjerë lokal. Pjesëmarrësit u angazhuan në mënyrë aktive në trajnim përmes grupeve të punës me çrast identifikuan problemet e komuniteteve të tyre dhe përmes zhvillimit të planeve të veprimit ofruan aktivitete konkrete se s’i të adresohen ato probleme. 

Pjesëmarrësit e trajnimit përfshinin komandantë të Stacioneve të Policisë, zyrtarë komunal, udhëheqës të komunitetit, profesorë dhe mësues, si dhe hoxhallarë dhe udhëheqës nga bashkësitë fetare.