9/11/2021
Në kuadër të projektit Parandalimi dhe Adresimi i Ekstremizmit të Dhunshëm përmes Qëndrueshmërisë së Komunitetit në Ballkan dhe MENA (PAVE), një takim rajonal ndërtematik për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut është organizuar në Stamboll, Turqi, ku po marrin pjesë stafi i QKSS Dr Ramadan Ilazi dhe Tringa Naka. Qëllimi i takimit është diskutimi i gjetjeve preliminare nga puna në terren në Tunizi, Liban dhe Irak. QKSS është organizata udhëheqëse në kuadër të pakos së punës 5 të projektit PAVE për (de) radikalizimin offline dhe online. Për më shumë rreth projektit ju lutemi vizitoni faqen e internetit të projektit https://pave-project.eu/