TRAJNIM PËR HULUMTIM NË TERREN

24/06/2016

TRAJNIM PËR HULUMTIM NË TERREN

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) po e mbështet Institutin e Prishtinës për Studime Politike në ndarjen e përvojave dhe ekspertizës për hulumtim në terren bazuar në metodologjinë e zbatuar për pesë vite me rradhë në kuadër të Barotmetrit Kosovar të Sigurisë, program që QKSS po e implementon tash e pesë vite.

Donika Emini hulumtuese në QKSS ka mbajtur trajnimin mbi metodologjinë për hulumtim në terren për mbledhjen e të dhënave ne terren. Përveç të tjerash, QKSS po e ndihmon PIPS me ekspertizë në planifikimin e hulumtimit, lokacionet, ekipin hulumtues dhe mbeshtetje në përpilimin e pyetësorit. Hulumtuesit të cilët gjatë një jave do të jenë në terren në të gjitha rajonet e Kosovës, patën rastin të njoftohen me pyetësorin e përgatitur dhe aspektet teknike të organizimit të mbledhjes të të dhënave.

Ky hulumtim ka për qëllim matjen e perceptimeve të qytetarëve në lidhje me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.