PARANDALIMI I EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM PËRMES EDUKIMIT

23/06/2016

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në bashkëpunim me Institutin për ndërtim të paqes dhe të drejtave të njeriut në Universitetin e Kolumbias, ka mbajtur konferencën mbi rolin e edukimit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Në këtë konferencë pikëpamjet e tyre rreth rolit të edukimit në luftim dhe parandalim të ekstremizmit i kanë dhënë profesori David L. Phillips nga Universiteti i Kolumbias, Dr. Dukagjin Pupovci nga Qendra Kosovare për Arsim, Arben Çejku nga Qendra Shqiptare për Qeverisje të mirë si dhe Florian Qehaja, drejtor ekzekutiv i QKSS.