26/06/2016
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), pati kënaqësinë që mbrëmë në iftarin e shtruar në Gjilan, gëzoi praninë e përfaqësuesve të Bashkësisë Islame të rajonit të Anamoravës, përfaqësuesit e Policisë së Kosovës në atë rajon, hoxhallarë e besimtarë.
Me këtë rast drejtori i QKSS, Florian Qehaja duke iu drejtuar mbi 40 të pranishmeve, theksoi rolin e hoxhallarëve dhe besimtarëve të Islamit tradicional për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.