Trajnim me zyrtarët e Shërbimit Sprovues të Kosovës

12/10/2020

Trajnim me zyrtarët e Shërbimit Sprovues të Kosovës

Qendra Kosovare pёr Studime tё Sigurisё (QKSS), sot më 12 tetor 2020, ka organizuar trajnimin gjithëditore me zyrtarёt e Shёrbimit Sprovues tё Kosovёs rreth parandalimit tё ekstremizmit tё dhunshёm dhe radikalizmit nё Kosovё. Në këtë trajnim hulumtuesit e QKSS-sё kanё prezantuar rreth kontekstit tё ekstremizmit tё dhunshёm nё Kosovё, shenjat e hershme tё ekstremizmit tё dhunshёm dhe radikalizmit tek individёt, rrezikun nga pёrhapja e ekstremizmit tё dhunshëm nё burgje, roli i pёrfshirjes sё komunitetit nё drejtim tё parandalimit tё ekstremizmit tё dhunshёm dhe radikalizmit. Vëmendje e veçantë nё kёtё trajnim i ёshtё kushtuar rehabilitimit dhe reintegrimit tё personave tё kthyer nga konfliktet e huaja.

Ky aktivitet implementohet si pjesё e projektit  "Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm" e përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovës përmes programit  MATRA.