8/10/2020
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) sot, më 8 tetor 2020 ka publikuar raportin me titull "Luftëtarët e Huaj dhe Diaspora e Kosovës: Rasti i Gjermanisë".
Ky hulumtim synon të ofrojë disa të dhëna bazike rreth procesit të radikalizmit të diasporës, duke analizuar pse disa individ kosovarë nga diaspora në Gjermani i janë bashkuar organizatave të ekstremizmit të dhunshëm si IS dhe Hayat Tahrir al Sham. Në veçanti, hulumtimi identifikon disa nga pasojat ndryshimit të dinamikave sociale dhe identitetit, për shkak të ndryshimeve të lidhjes midis diasporës dhe vendit të origjinës me kalimin e kohës. Hulumtimi përfundon duke ofruar disa rekomandime të politikave, si për autoritetet politike gjermane ashtu edhe për ato kosovare, mbi forcimin e reziliencës së diasporës kosovare që jeton në Gjermani kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Raportin mund ta gjeni këtu: Luftëtarët e Huaj dhe Diaspora e Kosovës: Rasti i Gjermanisë
*Pikëpamjet, mendimet dhe qëndrimet e shprehura në këtë raport i përkasin vetëm autorit dhe nuk përfaqësojnë detyrimisht pikëpamjet, mendimet dhe qëndrimet e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Fondacionit Berghof, Fondacionit për Shoqëritë Hapur ose OSIFE.
**Ky raport është shkruar si pjesë e një projekti për ndërtimin e kapaciteteve të QKSS-së mbështetur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur (OSIFE), që synon rritjen e bashkëpunimit midis think tankeve nga Kosova dhe vendeve anëtare të BE-së. Ky punim është rezultat i bashkëpunimit midis Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë dhe Fondacionit Berghof në Gjermani.
***Kjo konferencë është organizuar në përputhje të plotë me rekomandimet dhe udhëzuesit e institucioneve shëndetësore për distancim dhe higjienë, për shkak të situatës me pandeminë.