24/08/2021
Mitrovicë e Veriut, 24 Gusht 2021: Në kornizën e punës në terren me projektin PAVE; QKSS me mbështetjen e ekspertëve lokal organizoi një fokus-grup në Mitrovicën e Veriut me komunitetin serb për të shqyrtuar çështjen e (de)radikalizimit online dhe offline.
Pjesëmarrësit përfshinë përfaqësues të shoqërisë civile, studentë, të rinj dhe zyrtarë. Pjesëmarrësit identifikuan ekstremizmin religjioz si një shqetësim serioz, por po ashtu treguan se ky fenomen është bërë më pak i dukshëm në vitet e fundit. Për shumicën radikalizimi etno-politik shihet si më i fuqishëm për destabilizim dhe cënim të paqes. Për komunitetin serb një shqetësim i veçantë është perceptimi se ka një numër në rritje të sulmeve ose incidenteve me bazë etnike, dhe fakti që institucionet publike nuk po reagojnë në mënyrë të përshtatshme për këto raste. Ky shihet si një faktor kontribues për radikalizimin. Megjithatë, të tjerët argumentuan se ekstremizmi fetar vepron me një strategji afatgjatë dhe prandaj është më i dëmshëm për paqen dhe rrit ndjeshmërinë e komunitetit. Gjinia ka luajtur një rol të rëndësishëm si në radikalizim ashtu edhe në deradikalizim, dhe pjesëmarrësit vunë re se pozita e grave është përmirësuar shumë në përgjithësi. Profesionalizimi i mediave duke bërë që liderët politikë të flasin më pak, shihet si një faktor i rëndësishëm që kontribon në reziliencën e komunitetit. Diskutimet në fokus-grup treguan se në Kosovë ka ende probleme serioze të pazgjidhura mes komunitetit shqiptar dhe atij serb dhe kjo, gjithashtu, është e dëmshme për paqen.