PLANIFIKIMI GJASHTË-MUJOR I QENDRËS KOSOVAREPËR STUDIME TË SIGURISË

18/07/2014

PLANIFIKIMI GJASHTË-MUJOR I QENDRËS KOSOVAREPËR STUDIME TË SIGURISË

Stafi i QKSS ka mbajtur takimin e parë planifikues për vitin 2014. Qëllimi kryesor i këtij takimi gjashtë-mujor ishte për të vlerësuar punën e QKSS-së në periudhën prej gjashtë muajsh nga janari deri në qershor dhe të përgatisë planin e punës/strategji për gjashtë muajt e ardhshëm deri në fund të vitit kalendarik.

Pikat kryesore të diskutuara në këtë takim  janë si vijon: dokumentet e politikave të QKSS, brendimi, komunikimi, dhe thithja e fondeve. Pjesa e parë e ditës është dedikuar implementimit të agjendës gjashtë mujore të përcaktuar në në takim e kaluar planifikues duke vlerësuar çdo pikë me kujdes të veçantë. Ndërsa pjesa e dytë e ditës konsistoi në të njëjtat pika me qëllim të planifikimit të çdo aktiviteti dhe ngjarje në përputhje me aktivitetet e parashikuara  duke mbuluar çdo projekt me kujdes. Çdo zyrtar i projektit/hulumtues ka raportuar dhe informuar stafin për projektet e tyre, si dhe ngjarjet dhe aktivitetet e ardhshme. Sesioni përfundoi me përpilimin e një strategjie të qartë dhe të plan të punës për gjashtë muajt e ardhshëm, deri në takimin e ardhshëm planifikues që do të mbahet në dhjetor2014.

Pavarësisht pikave të përmendura më lart, menaxhmenti i QKSS  ishte i fokusuar në Grantin Institucional të Think Tank Fund duke u fokusuar në menaxhimin e brendshëm, brendimin dhe komunikimin, si dhe kontrollin e cilësisë së produkteve të QKSS.

Takimi planifikues përfundoi me një sesion trajnimi mbi shkrimin e dokumenteve të politikave për stafin dhe praktikantët e QKSS.