TRAJNIM I SPECIALIZUAR PËR GAZETARË NË RAPORTIMIN TË DETALIZUAR TË TEMAVE TË NDJESHME

20/11/2015

TRAJNIM I SPECIALIZUAR PËR GAZETARË NË RAPORTIMIN TË DETALIZUAR TË TEMAVE TË NDJESHME

Hulumtuesi i Lartë i Jashtëm nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Shpend Kursani, nëpërmjet lidhjes direkte me Skype nga distanca kontribuoi në trajnimin e gazetarëve dhe korrespodentëve nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të Rrjetit të Gazetarëve Hulumtues të Ballkanit (BIRN), se si të hulumtohet dhe raportohet organizata si ISIS dhe të tjera të ngjashme.

Me këtë rast QKSS vazhdon të merr hapa të rëndësishëm që edhe tutje të kontribuoi në përmirësimin e rrethanave të sigurisë në vend dhe në rajon duke ngritur edhe kapacitete e gazetarëve të cilët merren dhe do të merren me çështje të tilla të ndjeshme. Gazetarët e BIRN që morën pjesë në këtë takim janë nga: Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Kroacia, Maqedonia, Serbia, Shqipëria, si dhe nga Gjermania.