16/11/2015
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, të hënen më 16 Nentor 2015 ka organizuar dy Grupe të Fokusit me ekipet hulumtuese nga terreni për Edicionin e Pestë të Barometrit Kosovar të Sigurisë. Grupet ishin të përbëra me nga 10 pjesëmarrës, ndërsa u moderuan nga koordinatorët e hulumtimit, njëkohësisht edhe interepretuesit e të dhënave.
Në ketë takim u diskutua rreth përgjigjeve të respodentëve në lidhje me besimin e qytetarëve për sektorin e sigurisë, drejtësisë, situata ekonomike, integriteti, si dhe kërcënimet dhe rreziqet që i kanosen vendit.
Barometri Kosovar i Sigurisë- Edicioni i pëstë mbeshtetet nga NED(National Endowment for Democracy) dhe pritet të publikohet gjatë muajit Dhjetor.