TRAJNIM: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË – EDICIONI I KATËRT

8/10/2014

TRAJNIM: BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË – EDICIONI I KATËRT

QKSS ka organizuar trajnimin e parë për hulumtues në teren për edicionin e katërt të Barometrit Kosovar të Sigurisë. Trajnimi u organizua të Mërkuren, më 8 Tetor 2014 dhe u mbajt nga dy zyrtarët e projektit: Donika Emini dhe Skënder Perteshi. Në këtë trajnim ishin të pranishëm 30 pjesëmarrës të cilët janë përzgjedhur si hulumtues për këtë edicion të Barometrit.

Pjesa e parë e trajnimit iu dedikua kryesisht prezentimit të përgjithshëm dhe rëndësisë që ka Barometri si dhe u bë prezentimi i stafit të QKSS përgjegjës për këtë projekt dhe pjesëmarrësve të tjerë në trajnim. Ky sesion gjithashtu përfshiu edhe diskutimin e gjerë mbi metodologjinë dhe rregullat të përgjithshme të punës në teren.

Ndërkaq, në pjesën e dytë u diskutua për pyetësorin dhe u shtjelluan në detaje të gjitha pyetjet nga ana e prezentuesve dhe hulumtuesve. Hulumtimi në teren do të filloj më 11 Tetor 2014 në rajone të ndryshme të Kosovës ku planifikohet të intervistohen rreth 1100 amvisëri.