23/09/2014
Ekipi hulumtues i QKSS-së i përbërë nga hulumtuesi i lartë Mentor Vrajolli dhe hulumtuesja Donika Emini kanë marrë pjesë në punëtorinë me temë "Kompanitë Private të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor" e organizuar nga Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM).
Ky seminar paraqet ngjarjen e dytë të organizuar në kuadër të projektit me titull: "Kompanitë Private të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor", financuar nga Fondacioni Kombëtar Zviceran i Shkencës (SNSF). Qëllimi i këtij seminari ishte për të përkufizuar definicionet e punës dhe qasjen metodologjike për të dy analizat e rradhës të fokusuara në Analizën e Legjislacionit dhe Zhvillimin e Kompanive Private të Sigurisë në Kosovë. Ekipi gjithashtu ka diskutuar çështje të tjera për ngjarjet e ardhshme dhe vendimet kryesore që do të merren në vazhdën e këtij projekti.