DREJTORI EKZEKUTIV I QKSS, FLORIAN QEHAJA MERR PJESË NË KONFERENCËN ”E ARDHMJA DHE INTEGRIMI EUROPIAN I BALLKANIT PERËNDIMOR” NË ITALI

10/10/2014

DREJTORI EKZEKUTIV I QKSS, FLORIAN QEHAJA MERR PJESË NË KONFERENCËN ”E ARDHMJA DHE INTEGRIMI EUROPIAN I BALLKANIT PERËNDIMOR” NË ITALI

Drejtori Ekzekutiv i QKSS, Florian Qehaja mori pjesë ne konferencën e organizuar nga Fondacioni i Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s me temën: “E Ardhmja dhe Integrimi i Ballkanit Perëndimor”. Në këtë takim u diskutuan tema si: Bashkëpunimi Rajonal, Implementimi i Marrëveshjeve të arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë, Intergimet në NATO dhe Union Evropian si dhe puna e papërfunduar në lidhje me çështjen e Bosnjës dhe Herzegovinës.

Të ftuar për të diskutuar rreth temës “Marrëveshja Serbi-Kosovë- Një pikë kthese” ishin:

Anton Bebler Presidenti i Këshillit Euro - Atlantik të Sllovenisë, Lubjanë.

Jelena Miliç Drejtoreshë e Qendrës për Studime Euro - Atlantike, Beograd.

Denis Hadzović Sekretar i Përgjithshëm në Qendrën për Studime të Sigurisë,  Sarajevë.

Florian Qehaja Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Prishtinë.

 

Në cilësinë e folësit për të diskutuar rreth temës, Marrëveshja Serbi-Kosovë- Një pikë kthese, Drejtori i QKSS ka fokusuar ligjeratën kryesisht në marrëveshjet Kosovë – Serbi, duke vënë theksin në mos implementimin e marrëveshjeve të arritura. Megjithatë ka potencuar si hap pozitiv marrëveshjen për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës. Si shqetësim ka ngritur mos anëtarësimin e Kosovës në Organizatat Regjionale të Sigurisë, duke theksuar sidomos pengesat që paraqiten nga Bosnja si mos njohëse e Kosovës dhe shtyrë nga Serbia për të penguar anëtarësimin e Kosovës në këto organizata. Qehaja gjithashtu theksoi se anëtarësimi i Kosovës në këto organizata do të kontribuonte në sigurinë regjionale.