“TRAIN 2015 - NXITJA E DIALOGUT POLITIK NË BALLKANIN PERËNDIMOR”

20/04/2015

“TRAIN 2015 - NXITJA E DIALOGUT POLITIK NË BALLKANIN PERËNDIMOR”

QKSS ka kënaqësinë që për herë të dytë është zgjedhur për të marrë pjesë në programin e TRAIN – Nxitja e Dialogut Politik i financuar nga Zyra e Jashtme Federale (Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore) dhe të drejtuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënieve me Jasht (DGAP).

Hulumtimi do të zhvillohet nga Donika Emini. Ajo do të punojë në temën "Ndikimi i eksodit të fundit në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën".

Hulumtuesja e QKSS, Donika Emini ka marrë pjesë në punëtorinë e parë të organizuar në kuadër të programit TRAIN, ky seminar është një pjesë e tri aktiviteteve të parapara në kuadër të këtij programi të planifikuar të mbahen në Berlin dhe Bruksel.

Ky program sjell së bashku grupet e ekspertëve nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Serbia. Secili hulumtues pjesmarrës pritet të hartojë një dokument politikash të rëndësishme për procesin e integrimit në BE të vendit të përkatës ose rajonit si një e tërë. Tema e përgjithshme e programit TRAIN 2015 është: Forcimi i institucioneve demokratike në vendet kandidate dhe vendet potenciale kandidate të Evropës Juglindore. Prandaj, tema e hulumtimit të QKSS do të përqendrohet në ndikimin e eksodit në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Pra, gjatë një serie të seminareve, pjesëmarrësit do të trajnohen për zhvillimin dhe komunikimin efikas të hulumtimit të politikave dhe do të kenë mundësi të shkëmbejnë rezultatet e hulumtimit vendim-marrësit në Bruksel, si dhe në nivel nacional.