23/04/2015
Rrjeti rajonal i organizatave të shoqërisë civile POINTPULSE organizon panelin me temën “Integriteti i Policisë në Ballkanin Perëndimor” që do të mbahet të premten më 8 maj, në ora 09:30, në Hotelin Bosnia, Kulovica 9, në Sarajevë.
Diskutimi do të mbahet në gjuhën serbe, malazeze, boshnjake dhe angleze. Përkthim simultan NUK do të ketë.
Këto pyetje do të trajtohen në këtë ngjarje:
- Si mundet shoqëria civile të nxisë përgjegjshmërinë dhe integritetin në Polici?
- Cilat janë problemet kryesore në zhvillimin e një Policie të përgjegjshme në rajon?
- Cilat janë rreziqet kryesore për korrupsion në Polici?
- Në cilat pjesë të Policisë është rreziku më i madh për korrupsion?
- Cili duhet të jetë prioriteti i procesit të reformave për Policinë në rajon?
Fjala hyrëse: Miljo Krešić, Zv/ministër i Sigurisë në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Panelistët:
- Sasa Djordjevic, Hulumtues, Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP) nga Beogradi,
- Alma Kovacevic, Koordinatore e programit, Qendra për Studime të Sigurisë (CSS) nga Sarajeva,
- Dina Bajramspahić, Hulumtuese për politika publike, Instituti Alternativa (IA) nga Podgorica,
- Plator Avdiu, Hulumtues, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) nga Prishtina.
Moderator: Hamza Visca nga Qendra për Studime të Sigurisë, Sarajevë.
Ju lusim të konfirmoni pjesëmarrjen deri të martën, më 4 maj përmes telefonit: +387 33 262 455 / 262 456 ose në email: [email protected].
Kjo ngjarje është pjesë e projektit “Pulsi i Integritetit dhe Besueshmërisë në Polici në Ballkanin Perëndimor – POINTPULSE” që përkrahet nga Bashkimi Evropian përmes programit për Mbështetje të Shoqërisë Civile (EuropeAid/136-034/C/ACT/Multi). Përmbajtja e projektit është përgjegjësi vetëm e BCSP-së dhe pikëpamjet e shprehura në këtë dokument nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.