“DEMOKRACIA LOKALE NË BALLKANIN PERËNDIMOR”

18/04/2015

“DEMOKRACIA LOKALE NË BALLKANIN PERËNDIMOR”

Hulumtuesja e QKSS, Donika Emini ka marrë pjesë në seminarin për "Demokracinë lokale në Ballkanin Perëndimor", të organizuar në kuadër të Akademisë Rajonale për Demokraci: Ndërtimi i Institucioneve Demokratike. Konferenca u zhvillua në Opati të Kroacisë prej 16-19 Prill 2015.

Akademia Rajonale për Demokraci (RAD) synon të kontribuojë në bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor në fushat e demokracisë, të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe ndërtimin e institucioneve, përmes ndërtimit të kapaciteteve të udhëheqjes politike të gjeneratës së ardhshme duke lehtësuar mirëkuptimin e bashkëpunimin tyre të përbashkët. Seminari mblodhi 50 liderë politikë nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe (7 për vend në vit) në një përvojë të përbashkët të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave.

Ky seminar ka përfshirë ligjërata nga Dekani i RAD Z. Pierre Mirel, udhëtime studimore  në komunën e Rijekës, takim me kryetarin e komunës së Rijekës Z. Vojko Obersnel, dhe punë të përbashkët në grup. Temat kryesore të seminarit janë si në vijim: Vetëqeverisja Lokale në Ballkanin Perëndimor: përvojat e përbashkëta pjesëmarrësve të RAD, planifikimi strategjik për zhvillimin rajonal, dhe Pjesëmarrja e qytetarëve dhe e-demokracia.