Integrimi Gjinor në Forcën e Sigurisë së Kosovës

20/12/2023

Integrimi Gjinor në Forcën e Sigurisë së Kosovës
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

AUTORË

Adelina Hasani

Shkarko

Pozitat udhëheqëse brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës sjellin sfida të dallueshme për gratë, të formuar nga faktorët sistematikë dhe shoqërorë. Në mjediset tradicionalisht të dominuara nga burrat, siç është forca e sigurisë, gratë shpesh përballen me barriera që pengojnë avancimin e tyre profesional dhe efektivitetin e lidershipit. Nevojiten përpjekje për të përforcuar përfshirjen e grave në rolet udhëheqëse. Mungesa e përfaqësimit të grave në pozitat udhëheqëse në forcën e sigurisë jo vetëm që kufizon mundësitë e mentorimit, por gjithashtu rritë gjasat e diskriminimit dhe ngacmimit, duke rezultuar në një mjedis pune më pak mbështetës. 

Vakuumi i politikave dhe qasjes gjithëpërfshirëse gjinore brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës, siç është krijimi i modaliteteve alternative për trajnime të mbyllura dhe ofrimi i kujdesit të qasshëm për fëmijët, krijon sfida qenësore për gratë. Balancimi i aspiratave të karrierës me përgjegjësitë familjare bëhet veçanërisht i vështirë për gratë që synojnë të vazhdojnë pjesëmarrjen e tyre në programet e trajnimit brenda këtij konteksti. 

Gratë brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës shpesh shfaqin një ngurrim të vazhdueshëm për të raportuar incidentet e bullizmit, ngacmimit ose diskriminimit të përjetuara në sektorin e sigurisë. Ky hezitim i ka rrënjët në dy faktorë kryesorë: mungesa e mekanizmave të raportimit konfidencial në një mjedis pune të ndërlidhur ngushtë, që çon në frikën e të qenit i identifikuar, dhe shqetësimi në lidhje me paragjykimet e mundshme nga kolegët ose komuniteti më të gjerë. Krijimi i një mjedisi raportimi të sigurt dhe mbështetës duke thjeshtuar procesin e raportimit do të ishte është thelbësor në adresimin e kësaj çështjeje. 

Gratë brenda sektorit të sigurisë shpesh përballen me një zgjedhje të vështirë – duke i dhënë përparësi angazhimeve të tyre profesionale mbi barrën e jetës së tyre personale ose duke u përpjekur të arrijnë një ekuilibër delikat mes të dyjave. Këto kufizime familjare pengojnë ndjeshëm përpjekjet e grave për barazi në vendet e punës, veçanërisht në sektorë si siguria, ku arritja e barazisë kërkon përpjekje të shtuara. 

Sfidat në krijimin e një atmosfere me perspektivë të ndjeshmërisë gjinore dhe politikave gjithëpërfshirëse në Forca e Sigurisë së Kosovës, si kornizat opisonale të trajnimit dhe mundësia e kujdesit të përballueshme ndaj fëmijëve, paraqet sfida të rëndësishme për gratë që kërkojnë të balancojnë karrierën dhe pjesëmarrjen në programet e trajnimit krahas përgjegjësive të tyre familjare. Është thelbësore të shtohen trajnimet për ndjeshmërinë gjinore për të gjithë personelin brenda FSK-së për të kultivuar një kulturë të përqendruar në respekt, ndjeshmëri dhe gjithëpërfshirje.