THIRRJE PËR APLIKIM: PROGRAMI I THINK TANK PËR ZHVILLIMIN PROFESIONAL TË TË RINJËVE TË DIPLOMUAR NË PROGRAMET MA DHE PHD

14/07/2014

THIRRJE PËR APLIKIM: PROGRAMI I THINK TANK PËR ZHVILLIMIN PROFESIONAL TË TË RINJËVE TË DIPLOMUAR NË PROGRAMET MA DHE PHD

Kapitali njerëzor është aseti më i madh i secilit dhe çdo instituti hulumtues (think tank). Në sigurimin e hulumtuesve të besueshëm dhe me cilësi të lartë, institutet hulumtuese konkurrojnë me konkurrentë shumë të fuqishëm, p.sh qeveritë, agjencitë shtetërore, kompanitë private, bankat, dhe kompanitë konsulente. Prandaj, institutet hulumtuese rajonale duhet të hartojnë strategji të posaçme për motivim për të mbajtur personelin ekzistues dhe për të tërhequr individë të rinj të talentuar që të i zgjedhin pikërisht ato institute për karrierë. Pavarësisht të qenit të pranishëm në jetën publike, institutet hulumtuese përbëjnë një pjesë të vogël të shoqërisë civile dhe shpesh nuk janë zgjedhja e parë për të sapo-diplomuarit të cilët janë të interesuar të hyjnë në karrierë hulumtuese.

Me këtë iniciativë Fondacioni Think Tank synon të mbështesë çdo vit deri në 15 "të kthyer" për të marrë poste në institutet hulumtuese të interesuara në tërheqjen e stafit të ri. Me këto aktivitete, shpresojmë të ndihmojmë njerëz të rinj dhe të talentuar të hyjnë në institutet hulumtuese të rajonit, të sigurojmë ndërtimin e kapaciteteve të kthyerve të talentuar duke u angazhuar në hulumtime të politikave relevante, analiza dhe avokim nën drejtimin e stafit me përvojë, dhe të ndihmojmë institutet hulumtuese në rekrutimin e talentit të ri në radhët e tyre. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) është një prej instituteve hulumtuese të përzgjedhura, ku kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për periudhë gjashtë mujore të financuar nga Fondacioni Think Tank.

“Think Tank” Programi i zhvillimit profesional të të rinjëve, ka për qëllim të tërheqë të diplomuarit e fundit të KK-ve dhe programeve të doktoratës në shkencat sociale dhe humane në tanket e zgjedhura hulumtuese në Evropën Juglindore, Evropën Qendrore dhe Lindore, dhe në ish Bashkimin Sovjetik, duke u dhënë atyre një mundësi për të arritur kërkime të politikave të dorës së parë dhe përvojën e avokimit në një “think tank” të njohur në rajon. Programi është i dizajnuar, që të përfitojnë të dy palët, profesionistët e rinj të kthyer, dhe organizatat e tyre kyçe. Ky program mundëson pjesëmarrjen e instituteve hulumtuese për të rekrutuar fillimisht hulumtuesit e rinj nga rajoni të cilët u diplomuan në tri vitet e fundit nga universitetet e vendeve të OBEZh-së, duke përfshirë edhe Universitetin e Evropës Qendrore në Hungari. Varësisht nga tema hulumtuese, programet individuale në organizatat pritëse do të zgjasin deri në gjashtë muaj duke filluar nga Nëntori 2014.

Kriteret e përshtatshmërisë

Programi është i hapur për ata të cilët kanë diplomuar në këto degë, PhD, LLM, ose MA, në shkencat sociale dhe humane nga Universitetet me cilësi të lartë në vendet e OBEZh-së në tri vitet e fundit.

Aplikantët duhet të jenë banorë të vendeve në vijim: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhan, Bulgaria, Kroacia, Republika Çeke, Gjeorgjia, Hungaria, Kosova, Latvia, Maqedonia, Mali i zi, Polonia, Rumania, Sllovakia ose Ukraina.

Qëllimi dhe Prioritetet

Pas procesit të selektimit,  Fondi i “Think Tankut” pret Profesionistët e rinjë për të marrë një pozicion me kohë të plotë në një nga “Think Tanket” e rajonit (kryesisht në vendin e tyre, apo në një vend ku ata do të donin të rifillonin karrierën e tyre, dhe të jenë në gjendje për të justifikuar vendimin e tyre) për një periudhë deri në gjashtë muaj.

Këta individë do të banojnë në vendin, Shtetin e organizatës për të gjithë kohëzgjatjen e programit, do të punojnë me orar të plotë në zyrat e organizatës pritëse të dhe do të bëhen pjesë e organizatës (ky angazhim do të kompensohet me pagesë të plotë të praktikes). Gjatë gjithë kësaj periudhe, profesionistët e rinj, pritet të marrin pjesë në aktivitete të vazhdueshme të politikave hulumtuese dhe në  zhvillimin e produkteve konkrete politike në marrëveshje me organizatën kyçe.

Puna e tyre do të udhëhiqet nga stafi i lartë, ose nga udhëheqësi i institutit, i cili do të konsiderohet Mentor. Fondacioni i Think Tank inkurajon të rinjtë profesional dhe organizatat pritëse, ti përdorin këto gjashtë muaj për ti ngritur fondet për fonde të tjera dhe nëse është e mundshme, të krijojnë poziten të përhershme.

Ju lutemi të paraqisni aplikimin tuaj jo më vonë se me datën 18 qershor, 2014, tek Znj. Sofije Kryeziu, në  e-mail adresën: [email protected]

Shkarkoni dokumentet:

Thirrja për Aplikim

Lista me Organizatat Pritëse

Pozitat e Lira për Profesionistët e Rinj

Formulari i Buxhetit

Për më tepër informata ju lutem klikoni në linkun në vijim: http://www.opensocietyfoundations.org/grants/think-tank-young-professional-development-program