30/06/2014
Drejtori Ekzekutiv i QKSS, Florian Qehaja ishte një nga folësit kryesorë në seminarin për Reformën e Sektorit të Sigurisë dhe Qeverisje - Roli i Stafit Parlamentar dhe Shërbimeve Hul;umtuese në mbështetjen e punës së Kuvendit të organizuar nga Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF ) në partneritet me Institutin Demokratik Kombëtar (NDI). Qehaja paraqiti procesin e zhvillimin të Reformës së Sektorit të Sigurisë (RSS) dhe Qeverisjes në Kosovë, duke u përqendruar në procesin e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë. Qehaja gjithashtu prezantoi punën e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në hulumtimin dhe zbatimin e projekteve në sektorin e sigurisë.