HULUMTUESJA E QKSS, DONIKA EMINI MBAJTI NJË PREZANTIM ME TEMËN “BASHKËPUNIMI RAJONAL NË FUSHËN E SIGURISË NË BALLKAN

17/07/2014

HULUMTUESJA E QKSS, DONIKA EMINI MBAJTI NJË PREZANTIM ME TEMËN “BASHKËPUNIMI RAJONAL NË FUSHËN E SIGURISË NË BALLKAN

Hulumtuesja e QKSS, Donika Emini mbajti një prezantim përmes Skype me temën "Bashkëpunimi rajonal në fushën e Sigurisë në Ballkan - Perspektivat e Kosovës për anëtarësim në NATO", veçanërisht në tryezën e rrumbullakët/ konferencën me titull "E Ardhmja e Shteteve të Ballkanit Perëndimor: Marrëveshjet Rajonale, NATO, dhe Bashkim Evropian" organizuar nga Këshilli Atlantik i Bosnje e Hercegovinës, në partneritet me Divizionin për Diplomaci Publike të NATO-s dhe me ndihmën e Asociacionit të Traktatit të Atlantikut në Neum të Bosnje e Herzegovinës.

Shkolla verore mblodhi rreth 30 pjesëmarrës, studentë dhe liderë të rinj si dhe temat kryesore të diskutuara ishin: Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partneriteti me NATO-n dhe e ardhmja e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO, Bashkëpunimi Rajonal në mes të shteteve të Ballkanit si dhe Ndarja e Kapaciteteve të Mbrojtjes.

Prezantimi Donikës kishte për qëllim për të shqyrtuar marrëdhëniet e ndërsjellta politike të Kosovës me shtetet e tjera të rajonit që kur shpalli pavarësinë e saj në shkurt 2008 duke analizuar mundësinë e Kosovës për të përshtatur në rajon. Ajo shpjegoi se në çfarë mënyra Kosova është e përfshirë në marrëveshje bilaterale ose trilaterale, duke u fokusuar në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe institucioneve evropiane më specifikisht të BE-së, dhe NATO-s. Donika vuri në dukje sfidat kryesore me të cilat Kosova aktualisht përballet në rrugën e saj drejt anëtarësimit në nismat rajonale të sigurisë si dhe hapat e ardhshme të bashkëpunimit rajonal.