Thirrje për Aplikim: 15 Hulumtues/e në Terren

29/08/2022

Thirrje për Aplikim: 15 Hulumtues/e në Terren

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), hap konkurs për pranimin e pesëmbëdhjetë (15) hulumtuesve në terren në kuadër të programit të Barometrit të Sigurisë të Ballkanit Perëndimor (BSBP). Hulumtimi në terren do të fillojë gjatë Shtatorit/Tetorit 2022 në të gjithë Kosovën, dhe do të zgjasë nga 5 deri 7 ditë.

Kriteret esenciale të përzgjedhjes:

Të jetë student/e në fakultetet e shkencave sociale (shkenca politike, sociologji, juridik)

Të shpreh interesim dhe gatishmëri për hulumtim në shkencat sociale në përgjithësi dhe çështje të sigurisë në veçanti;

Të ketë njohuri të mira të metodave të hulumtimit shkencor;

Të mos jetë më i/e vjetër se 25 vjeç;

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

CV;

Letërnjoftimi/Pasaporta e skanuar;

Për të aplikuar për Hulumtues/e në Terren, ju lutem dërgoni të gjitha dokumentet e nevojshme në këtë email adresë: [email protected] duke shkruar në Subjekt - Aplikimi per hulumtues/e ne terren - BSBP 2022.  

Konkursi mbetet i hapur deri më 09 shtator 2022. Aplikimet pas kësaj date nuk do të merren parasysh.

Vërejtje:

Dokumentet e pakompletuara dhe çdo mënyrë tjetër e kontaktit nuk do të merret parasysh.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen përmes emailit.