Rekomandimet e projektit PAVE mirëpriten nga institucionet publike të Kosovës

8/09/2022

Rekomandimet e projektit PAVE mirëpriten nga institucionet publike të Kosovës

Prishtinë, 8 shtator 2022

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në kuadër të projektit hulumtues të financuar nga BE-ja PAVE, organizoi një tryezë të rrumbullakët për për të paraqitur disa nga gjetjet dhe rekomandimet nga hulumtimi i projektit për qeverinë, shoqërinë civile, dhe komunitetin ndërkombëtar. Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë rreth 30 persona, duke përfshirë zyrtarë të lartë publikë nga institucionet qeveritare dhe Kuvendi i Kosovës, përfaqësues të institucioneve fetare në Kosovë, mësimdhënës, ekspertë nga komuniteti P/CVE, përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare si OSBE, etj.

Tryeza e rrumbullakët u organizua në tre pjesë kryesore. Gjatë pjesës së parë, hulumtuesit nga QKSS Ramadan Ilazi dhe Skender Perteshi prezantuan gjetjet kryesore nga hulumtimi i PAVE dhe rekomandimet konkrete për qeverinë, shoqërinë civile dhe komunitetin ndërkombëtar. Pjesa e dytë e tryezës përfshinte vërejtjet mbi gjetjet dhe rekomandimet e hulumtimit të PAVE nga paneli i tryezës së rrumbullakët të përbërë nga znj. Shqipe Mehmeti Selimi nga Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Kuvendit të Kosovës dhe znj. Ganimete Gerbovci, udhëheqëse e Divizionit për Parandalim dhe Riintegrim të Personave të Radikalizuar pranë Departamentit për Siguri Publike nga Ministria e Punëve të Brendshme. Pjesa e tretë e tryezës përfshinte një diskutim të hapur mbi gjetjet dhe rekomandimet me pjesëmarrësit e tryezës.

Anëtarët e panelit të tryezës, znj. Mehmeti Selimi dhe znj. Gerbovci, i mirëpritën rekomandimet dhe gjetjet nga hulumtimi i PAVE, dhe përshëndetën cilësinë e raportit. Deputetja e Kuvendit të Kosovës, znj. Mehmeti Selimi, tha se raporti dhe rekomandimet e PAVE duhet të kontribuojnë në procesin e politikëbërjes së qeverisë për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm. Znj. Gervoci, tha se disa nga rekomandimet që kanë të bëjnë me (de)radikalizimin online do të shqyrtohen në procesin aktual të zhvillimit të strategjisë së sigurisë kibernetike të Kosovës, ndërsa rekomandimet e tjera do të merren parasysh në procesin e përgatitjes së një programi të ri për riintegrimin dhe rehabilitimin e individë të radikalizuar.

Gjatë diskutimit të hapur, përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës (SHKK) përshëndeti raportin dhe rekomandimet dhe theksoi rëndësinë e punës me media për organizimin më të mirë të debateve publike për çështjet fetare dhe për të mos përhapur dezinformata. Një ish-zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe drejtori i një shkolle të mesme në Kosovë, theksoi rëndësinë e rekomandimit të projektit PAVE për të mbështetur zhvilliin e aftësive të menduarit kritik tek nxënësit dhe futjen e një lënde për edukimin mediatik në shkolla.

Përfaqësuesit nga komuniteti ndërkombëtar në Kosovë e fokusuan diskutimin e tyre në rekomandimin e hulumtimit të PAVE që sugjeron shmangien e një qasjeje të sigurizimit ndaj P/CVE dhe gjetjet nga raporti i PAVE mbi diskursin e bashkësisë ndërkombëtare për radikalizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Hulumtuesit nga QKSS theksuan se Kosova nuk duhet të përziejë politikat dhe strategjitë e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm me terrorizmin dhe duhet të ketë strategji të veçanta, në mënyrë që të shihet se radikalizimi është një proces kompleks dhe i përzier që përfshin edhe aspekte kognitive. Përfaqësuesi i Kishës Protestante të Kosovës, theksoi se Kosova ende nuk i ka zgjidhur plotësisht sfidat nga ekstremizmi i dhunshëm, edhe pse është arritur përparim i dukshëm, dhe po ashtu theksoi se është jetike që Kosova të miratojë Ligjin për Liritë Fetare i cili është shumë i avancuar dhe është në pritje. miratimin nga Kuvendi i Kosovës.

Një rekomandim tjetër nga projekti PAVE që u mbështet, përfshin thirrjen për qeverinë që të decentralizojë politikat për (de) radikalizimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm në mënyrë që të rrisë mbështetjen dhe fuqizojë autoritetet komunale. Zyrtarët qeveritarë në tryezën e rrumbullakët ranë dakord që ky rekomandim të merret seriozisht në konsideratë. 

Oganizata QKSS, do të përcjellë diskutimet me qeverinë dhe gjithashtu do të ndajë përmbledhjen e plotë të rekomandimeve dhe do të ofrojë angazhim për të mbështetur integrimin e mundshëm të rekomandimeve të politikave në strategjitë e qeverisë.