26/12/2012
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës publikoi raportin vjetor për vitin 2012. Ne këtë raport është përmendur edhe një pjesë e hulumtimit kuantitativ të QKSS - Barometri Kosovar i Sigurisë i realizuar në Nëntor të këtij viti, përkatësisht pjesa ku vlerësohet kënaqshmëria e qytetarëve të Kosovës me institucionet e sigurisë. MFSK ka nënvizuar rezultatet e kënaqshmërisë së qytetarëve me FSK-në. Përfshirja e sondazhit në këtë raport si dhe raportimi i saj reflekton kredibilitetin e Barometrit Kosovar të Sigurisë si dhe të punës profesionale e të pavarur të QKSS-së
Qëllimi i këtij sondazhi është që të ofroje të dhëna të sakta dhe të besueshme rreth perceptimeve dhe përshtypjeve të opinion publik me qellim te informimit te procesit te politike-bërjes, perceptimeve te qytetareve ne Kosove rreth sigurisë, kënaqshmërisë me institucionet e sigurisë (Policia, KFOR, EULEX, FSK, Doganat), performancës se institucioneve te drejtësisë, perceptimet e tyre mbi rreziqet te brendshme dhe te jashtme, stabilitetit politik, dialogut Prishtine-Beograd, sigurisë ekonomike dhe mjedisit ne Kosove.