11/11/2017
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), më 11 nëntor 2017 organizoi debatin e parë me nxënësit e shkollave të mesme në Komunën e Prishtinës në kuadër të projektit “Parandalimi dhe luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë përmes angazhimit të të rinjëve dhe komunitetit” i cili përkrahet nga Ambasada Holandeze në Kosovë.
Qëllimi i këtij aktiviteti është informimi i të rinjëve rreth fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm dhe nënvizimi i rolit të tyre në parandalimin e këtij fenomeni. Nxënësit u informuan rreth metodave të debatit nga ligjërues profesional të asaj fushe, metoda të cilat më pastaj u aplikuan në trajtimin e temave të ndryshme nga vetë nxënësit. Përmes aktiviteteve të tilla ne synojmë që të rinjët të jenë të angazhuar në platformat për mendimin dhe zhvillimin kritik mbi fenomenet e ndryshme të cilat ata mund të ballafaqohen në komunitetin e tyre.
Ky aktivitet mblodhi rreth 30 nxënës të cilët paraqitën sfidat e tyre në shkollë dhe shoqëri dhe na ofruan rekomandimet e tyre se si ti qasemi problemit në mënyrë të mirëfilltë dhe çfarë roli mund të kenë ata në qëllimin tonë të përbashkët. Ligjërues ishte Ardi Shatri.