20/11/2017
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka përmbyllur të dielën me sukses punëtorinë në kuadër të Shkollës për Integrime Evropiane - Moduli për Siguri dhe Politikë të Jashtme që mbështet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) e cila u zhvillua në Durrës prej 17 deri më 19 Nëntor ku morrën pjesë 27 pjesëmarrës.
Në këtë punëtori tre ditore panelistët dhe pjesëmarrësit kanë diskutuar dhe këmbyer informata dhe përvoja të fokusuara në temat më specifike siç janë procesi i dialogut me Serbinë, anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, reforma e sektorit të sigurisë si dhe kërcënimet dhe rreziqet nga jashtë.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin 27 pjesëmarrës, përfaqësues nga Institucionet e Kosovës, Policia e Kosovës, FSK, organizatat e shoqërisë civile, universitetet dhe përfaqësues të komunitetit serb në Kosovë.
Moduli për Siguri dhe Politikë të Jashtme në kuadër të Shkollës për Integrime Evropiane është aktivitet vjetor i QKSS, në vazhdën e aktiviteteve për avancimin dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës. Në fund të Shkollës të gjithë pjesëmarrësit u paisen me nga një çertifikatë si mirënjohje për kontributin e dhënë në këtë punëtori.