LANSIMI I RAPORTIT: VLERËSIMI I RREZIKUT PËR KOSOVËN NGA PAVARËSIMI - SHKURT 2008 - QERSHOR 2017

7/11/2017

LANSIMI I RAPORTIT: VLERËSIMI I RREZIKUT PËR KOSOVËN NGA PAVARËSIMI - SHKURT 2008 - QERSHOR 2017

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka mbajtur sot konferencën ku është është publikuar raporti “Vlerësimi i Rrezikut për Kosovën nga Pavarësimi - Shkurt 2008 - Qershor 2017”.

Të ftuar për të prezantuar projektin prej të cilit përkrahet ky raport dhe të gjeturat e tij ishin:

Shkëlqesia e saj, Ambasadorja Holandeze në Kosovë, znj. Gerrie Willems;

Florian Qehaja – Drejtor Ekzekutiv në QKSS;

Skender Përteshi – Hulumtues në QKSS.

Gjetjet e raportit ofrojnë fakte reale të gjendjes së sigurisë në Kosovë. Raporti ofron një pasqyrë të përgjithshme të kërcënimeve që kanë prekur Kosovën në periudhën e mbuluar në raport, ku paraqiten llojet e përgjithshme dhe fushëveprimi i tyre. Ndër të tjerash raporti bën vlerësimin mbi pasojat e këtyre kërcënimeve dhe paraqet informacione mbi viktimat dhe caqet e kërcënimit në dekadën e fundit. Raporti paraqet mardhëdhëniet e luftëtarëve të huaj me sfondin e llojeve të ndryshme dhe fushëveprimin e kërcënimeve të lidhura me Kosovën.

Nga 73 incidentet e regjistruara të kërcënimeve në databazën e QKSS, shumica prej tyre, afër 62 % ishin politike ndërsa 36% ishin të natyrës fetare. Rreth 80% e kërcënimeve të ekzekutuara ishin të natyrës politike, ndërkohë rreth 70 % e kërcënimeve të pakekzekutuara ishin të natyrës fetare.

Ambasadorja Holandeze theksoi se në Kosovë ka pasur progres në aspektin legjistlativ dhe koordinimin e institucioneve në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm. Sipas saj raporti i lansuar sot është një hap i madh që sjellë një qasje të mirëfilltë se si duhet të trajtojmë problemin. Raporti nënvizon se nuk mund të predikohet e ardhmja sa i përket kërcënimeve me të cilat mund të ballafaqohet Kosova dhe inkurajon institucionet dhe shoqërinë civile që vazhdimisht të punojnë në këtë drejtim dhe t’i adresojnë sfidat që me të cilat përballet Kosova.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Parandalimi dhe luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë

përmes angazhimit të të rinjëve dhe komunitetit” i cili përkrahet nga Ambasada Holandeze në Kosovë.