17/07/2023
Programi Rajonal i Partneriteteve të Rinisë u mbajt në Mokrin, Serbi, nga 14 deri më 16 korrik 2023. Këtë herë, përfaqësues nga Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia u mblodhën së bashku për të mësuar më shumë për fuqinë transformuese të artit në ndërtimin e paqes dhe pajtimin në Ballkanin Perëndimor.
Ky takim pati një theks të veçantë në kuptimin e kontekstit të Bosnjes dhe Hercegovinës dhe ndikimin e artit në lehtësimin e procesit tranzicional. Për ta bërë më të qartë këtë, pjesëmarrësit shikuan në hapësirë të hapur filmin "Scream for me Sarajevo," që diskutoi më shumë rolin e artit gjatë kohës së luftës.
Gjatë ditës së dytë, pjesëmarrësit u përfshinë në diskutime të frytshme mbi historinë e artit dhe ndikimin e tij në përvojat e luftës. Ata paten mundësinë të ndanin përvojat me veteranët nga Pravipozar, duke fituar perspektiva të vlefshme për jetën gjatë dhe pas konflikteve. Grupi aktivisht pati mundësi të eksploronte mundësi për pajtim në rajon përmes mënyrave artisitike.
Në ditën e fundit, Gramos Sejdiu nga QKSS drejtoi një diskutim mbi avokimin dhe rëndësinë e tij në promovimin e ndryshimeve pozitive. Pjesëmarrësit u prezantuan me shumë mënyra të avokimit dhe u njoftuam me Dokumentin e shkurtë të Sigurisë. Grupet e pjesëmarrësve patën mundësi të prezantonin tema për të cilat do të avokonin në rajon.
Ky projekt mbështetet nga USAID dhe zbatohet nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Sarajevës, Fondacioni Divac, Peer Education Network (PEN), PRONI, dhe Instituti Ndërkombëtar Republikan Global (degët në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi).