QKSS nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me RIT-Kosova

19/07/2023

QKSS nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me RIT-Kosova

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Rochester Institute of Technology (RITK) sot kanë nënshkuar një Memorandum Bashkëpunimi përmes të cilit studentët e shkencave politike do të kenë mundësinë të angazhohen në QKSS në kuadër të programit të praktikës.

Ky program i praktikës do t’i mundësojë studentëve një mundësi të veçantë për të punuar krah për krah me njohës dhe profesionistë të fushës së sigurisë në QKSS, duke fituar njohuri, mentorim dhe përvojë praktike. Kjo mundësi do të jetë një udhëtim transformues, ku ata mund të kontribuojnë aktivisht në hulumtim inovativ, zhvillimin e politikave dhe zgjidhje që trajtojnë çështje kritike vendore, rajonale dhe botërore.