8/11/2023
Në kuadër të projektit Gratë, Paqja dhe Siguria, u mbajt takim joformal mes grave të komunitetit dhe institucioneve komunale në Komunën e Malisheves, në bashkëpunim me Zyrën për Barazi Gjinore të kësaj Komune. Qëllimi kryesor ishte informimi i grave mbi punën e Mekanizmit Lokal Koordinues kundër Dhunës në Familje dhe angazhimi i Komunës për barazinë gjinore dhe luftën kundër dhunës në baza gjinore.
Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Komunës së Malisheves, Policisë, Qendrës për Punë Sociale, Agjensisë për Ndihmë Juridike Falas dhe shoqërisë civile shërbeu për të diskutuar mënyrat e koordinimit dhe shkëmbimit të informacioneve në luftën kundër dhunës në baza gjinore. U theksua mungesa e stafit dhe punëtorëve socialë dhe psikologeve në Qendrën për Punë Sociale, duke identifikuar kështu një nga sfidat kryesore në ofrimin e shërbimeve për të gjitha kategoritë sociale. Gjithashtu, u diskutua për problemet e buxhetit komunal per keto ceshtje, mungesa e qendrave te rehabilitimit dhe strehimores komunale duke theksuar se këto janë çështje të rëndësishme për tu adresuar në të ardhmen.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) mbështetet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) 'EJA Kosovo', i bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedi dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgu.