21/06/2023
Një nga komunat që ishte përfshirë në projektin e Nxitja e bashkëpunimit dhe pajtimit ndëretnik (FIERC), i cili u zbatua nga QKSS në partneritet me NSI dhe u financua nga Fondi i Paktit të Stabilitetit të Ministrisë së Jashtme Federale Gjermane, ishte komuna e Kamenicës.
Pas takimeve të zhvilluara nga Forumi i Komunitetit për Interes Publik në komunën e Kamenicës, u mor vendimi që të ndërhyhet në fushën sportive të Parkut të Qytetit të Kamenicës, duke e vlerësuar atë si një nga hapësirat më të rëndësishme për interes publik, veçanërisht për rininë multietnike te kësaj komune.
Me datën 20 qershor 2023, puna në terren u përfundua me sukses dhe u realizua renovimi i kësaj hapësire rekreative-sportive, e cila tani është gati për të përdorim nga të gjithë komunitetet në komunën e Kamenicës.
Mbledhja e radhës e CFPI në Kamenicë do të mbahet me 23 Qershor.